KEK-u njofton ndaljen e njësisë A4 të Termocentralit Kosova A - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u njofton ndaljen e njësisë A4 të Termocentralit Kosova A

    Insajderi
    17 June 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për ndaljen e njësinë A4 të Termocentralit Kosova A në mesnatë.

    Sipas KEK-ut, kjo do të ndodhë për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorë të kullës ftohëse.

    “Kjo ndalesë bëhet me qëllim të parandalimit të një defekti me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit”, thuhet në njoftim.

    Tutje është bërë e ditur se kapaciteti i kësaj njësie nuk është planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme.

    “Ekipet e Termocentralit Kosova A janë në gjendje të plotë gatishmërie dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike. Objektivi ynë mbetet rikthimi i njësisë në operim sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark