Zhvillime të reja: SHBA dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillime të reja: SHBA dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

    Insajderi
    17 June 2025 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria amerikane po shton prezencën e avionëve luftarakë në Lindjen e Mesme, duke shtuar forcat ushtarake amerikane në rajon, teksa lufta midis Izraelit dhe Iranit vazhdon, bënë të ditur tre zyrtarë amerikanë.

    Një nga zyrtarët tha për Reuters se avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35 janë dërguar për në Lindjen e Mesme.

    Dy nga zyrtarët theksuan natyrën mbrojtëse të vendosjes së avionëve luftarakë, të cilët janë përdorur për të rrëzuar dronë dhe predha.

    Pak më herët u raportua se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark