
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri në detyrë, është paraqitur për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale lidhur me tenderin tetë milionësh të përpunimit të mbetjeve shtazore.
Bislimi pritet të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit për rastin e ripërpunimit të mbetjeve shtazore, për të cilin kolegu i tij në qeveri, Faton Peci, u intervistua si i dyshuar, shkruan Insajderi.
Ekonomia Online ka siguruar pamjet e Bislimit, të shoqëruar me një person, teksa shkon tek objekti i Prokurorisë Speciale.
Nuk dihet nëse personi që po e shoqëron është përfaqësues ligjor i Bislimit.
Peci e kishte implikuar Bislimin në një deklarim, sipas të cilit ky i fundit ka thënë se s’ka rëndësi kostoja financiare, por që me rëndësi është trajtimi i mbetjeve shtazore. /Insajderi.org/