Insajderi
Lajme

U përfol për një takim me Kurtin, reagon deputetja e LDK’së

Insajderi
18 June 2025 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U përfol për një takim me Kurtin, reagon deputetja e LDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emri i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Serbeze Kabashi- Muçaj, është përfolur në media. Për të u tha se ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në objektin e qeverisë.

Gjithsesi, deputetja e LDK’së me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se qëndrimet e saj janë në përputhje me ato të grupit parlamentar të subjektit politik që përfaqëson, shkruan Insajderi.

Ajo as s’e ka mohuar e as pohuar takimin me Kurtit.

“Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimmarrja ime është dhe do të mbetet gjithmonë në përputhje të plotë me qëndrimet politike të LDK-së, përfshirë edhe rastet kur diskutohet apo vendoset për ndonjë koalicion të mundshëm.

Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim”, tha pos tjerash ajo.

Kjo nuk është hera e parë që VV’ja po tenton të bëjë pazare me vota nga grupi parlamentar i LDK’së. Glauk Konjufca, nënkryetar i LVV’së, kishte kërkuar votën e Marigona Gecit, por që babai i kësaj të fundit, Gani Geci e kishte refuzuar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark