Insajderi
Insporti

Milani i ofron 10 milionë euro për Granit Xhakën, zbulohet kërkesa e Leverkusenit

Insajderi
18 June 2025 - 11:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Milani i ofron 10 milionë euro për Granit Xhakën, zbulohet kërkesa e Leverkusenit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Granit Xhaka po vazhdon të mbetet njëri prej objektivave kryesorë të Milanit.

Falë kualitetit dhe eksperiencës së tij, ylli kosovar konsiderohet si një lojtar që do t’i përshtatej perfekt stilit të lojës së Massimiliano Allegrit.

Për këto dhe për arsye të tjera, raportohet se “Rossoneri” janë duke i bërë trysni Bayer Leverkusenit.

Madje, mediat italiane raportojnë se drejtori i ri sportiv i Kuqezinjve, Igli Tare ka shkuar personalisht në Gjermani për t’u takuar me drejtuesit e “Farmaceutikëve”.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” njofton se Milani ia ka ofruar Leverkusenit 10 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, duket se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për ish-kampionët e Gjermanisë, të cilët mund t’i kërkojnë deri në 15 milionë euro për liderin e tyre.

Ose, ose, Leverkuseni mund ta kërkojë në këmbim mbrojtësin Malick Thiaw, një profil i vlerësuar lartë nga trajneri i ri, Erik ten Hag, por të cilin duket se nuk dëshiron ta lëshojë trajneri Allegri.

Xhaka, nga ana e tij, e ka shprehur gatishmërinë për të lëvizur drejt Serie A pasi eksperiencës së jashtëzakonshme me Leverkusenin, të cilit këtë verë duket se do t’i ikin krejt yjet, krahas trajnerit Xabi Alonso.

Në sezonin 2024/25, 32 vjeçari i ka zhvilluar 49 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 2 gola dhe i ka bërë 7 asistime.

Vlera e kartonit të Xhakës në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Transfermarkt është 12 milionë euro. /Gazeta Express


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark