Kurti në takim me pesë ambasadorë, ZKM jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me pesë ambasadorë, ZKM jep detaje

    Insajderi
    18 June 2025 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, zhvilloi sot një drekë pune me pesë përfaqësues diplomatikë europianë.

    Pjesë e kësaj dreke ishin Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, Ambasadorja e Holandës, Karin Boven, Ambasadori i Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe Shefi i Misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.

    Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit (ZKM), gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë, si dhe tema të tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere.

    ZKM bëri të ditur gjithashtu se Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme që këto shtete i ofrojnë Kosovës, sidomos në proceset integruese drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark