Zogaj i LDK-së flet për zgjedhjet lokale: S’ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së, në Prishtinë kemi dyfishim të votës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj i LDK-së flet për zgjedhjet lokale: S’ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së, në Prishtinë kemi dyfishim të votës

    Insajderi
    18 June 2025 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alban Zogaj nga LDK ka folur për zgjedhjet lokale, ku thotë se nuk ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së për Prishtinën, pasi thotë se LDK’ja në kryeqytet ka dyfishim të votës.

    Zogaj thotë se LDK’ja është e fokusuar së pari te votat e tyre, pasi thotë se në zgjedhjet e shkurtit 2025, LDK’ja ka dalë shumë mirë me vota.

    “Ne kemi qenë pak a shumë të përgatitur për kandidaturat eventuale të VV, sepse kemi analizuar qe një kohë se kush do të kishte pas mundësi me qenë kundërkandidat i Përparimit.

    Po e theksoj se nuk ka qenë edhe shumë e rëndësishme kandidati i VV’së, sepse ne jemi të fokusum së pari të vetvetja, ne si LDK ëhstë me rëndësi me u marr me votat tona, dhe në zgjedhjet e shkurtit në Prishtinë kemi dalë shumë mirë. Hyjmë në zgjedhjet lokale të tetorit me një bazë shumë të fuqishme, dyfishi i shkurtit të vitit 2021. Në Prishtinë kemi dyfishim të votës”, tha Zogaj ne T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark