Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor

    Insajderi
    18 June 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetërore. Atë të kryeministrit në detyrë dhe pozitën e deputetit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

    Ndonëse, sipas njohësve të sistemit juridik e kushtetues në vend, ky veprim i tij është tërësisht joligjor.

    Madje sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, çdo vendim i marrë nga Kurti pas datës së certifikimit si deputet, do të hidhet poshtë sapo të sfidohen në Gjykatën Kushtetuese.

    “Nëse dërgohet në kushtetuese marrja e vendimeve e Albin Kurtit dhe kabinetit pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese, bazuar në rastet e deritanishme që janë precedent. Bazuar në precedentin që është tani, por gjykata mund ta ndërroj interpretimin. Të gjitha vendimet që i ka marrë Albin Kurti me kabinet, janë jo ligjore bien poshtë. Asnjë vendim i qeverisë që po merret s`po sfidohet, e përderisa nuk sfidohet ato prezumohen se janë kushtetuese, por nëse shkon dikush e i sfidon i dërgon në kushtetuese pa asnjë diskutim, janë të jashtë ligjshme bien poshtë”, tha Hasani në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark