Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës dhe provimet e maturës, historia e talentit italian të Formula 1 - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës dhe provimet e maturës, historia e talentit italian të Formula 1

    Insajderi
    19 June 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshe nga shumica e pilotëve të Formula 1 që parakaluan në tapetin e kuq të premierës së filmit “F1” me Brad Pitt, Kimi Antonelli mungoi – për një arsye të fortë: ishte në bankat e shkollës, duke dhënë provimet e maturës.

    Piloti 18-vjeçar italian, një nga talentet më premtues të gjeneratës së re, sapo ka përfunduar provimin e parë me shkrim në gjimnazin “Salvemini” në Casalecchio.

    Me buzëqeshje dhe qetësi, ai u ndal për të folur me gazetarët pas provimit:

    “Isha mjaft i tensionuar, por bëra më të mirën time dhe mendoj se shkoi mirë”, tha Antonelli.

    Ai tregoi se kishte zgjedhur të shkruante mbi temën e ngjarjeve aktuale, me fjalën kyçe “respekt”.

    Për natën para provimit? “Dëgjuam Venditti-n me miqtë dhe festuam për kampionatin e Virtus”, zbuloi ai, përcjell tch.

    Ndërkohë, në pistë, Antonelli është gjithashtu në qendër të vëmendjes.

    Vetëm pak ditë më parë, ai arriti të ngjitej në podium në Çmimin e Madh të Kanadasë, në krah të shokut të tij të skuadrës te Mercedes, George Russell dhe kampionit të Botës në fuqi, Max Verstappen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark