Ibrahimaj: Ska zhvillim në Kuvend para vendimit të Gjykatës Kushtetuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahimaj: Ska zhvillim në Kuvend para vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Insajderi
    19 June 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Ibrahimaj, ka deklaruar se partia e tij është e kënaqur me ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale.

    “Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin në degët, shumica e kandidatëve janë caktuar. Për komunat tjera janë duke u identifikuar emrat potencial që do të garonin nga AAK,” ka theksuar ai.

    Në lidhje me situatën politike dhe bllokadën në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Ibrahimaj u shpreh se nuk pret ndonjë zhvillim të madh përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Në dy pjesët, ata nuk kanë shprehur ndonjë gatishmëri, të shohim. Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese (para vendimit të Gjykatës nuk besoj se ka ndonjë zhvillim),” ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark