“Jashtëzakonisht të mirë”- Kështu e vlerëson Limaj takimin e mbrëmshëm me Abdixhikun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jashtëzakonisht të mirë”- Kështu e vlerëson Limaj takimin e mbrëmshëm me Abdixhikun

    Insajderi
    19 June 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

    Limaj e ka vlerësuar takimin me Abdixhikun “jashtëzakonisht të mirë”, ku ka theksuar edhe për çka kanë biseduar me të.

    Ka qenë një takim shumë i mirë. Kemi biseduar për zhvillimet politike, ekonomike, rajonale dhe angazhimet tona. Në shumë drejtime kemi një këndvështrim të zhvillimeve dhe me rëndësi që po ndodhin këto takime. Apeli im dhe kërkesa ime është që të arrijmë marrëveshjë. Ka qenë edhe kjo temë interesante dhe besoj që në ditët në vazhdim do të takohemi”, ka deklaruar Limaj, ku ka thënë se është i hapur të takohet me të gjithë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark