E rrahën gardianin e burgut në Fier, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim tre të tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrahën gardianin e burgut në Fier, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

    Insajderi
    19 June 2025 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Ai në bashkëpunim me tre persona të tjerë, dhunoi dhe goditi me grushte gardianin e burgut të Fierit.

    Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i caktoi të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

    “Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës. I ndaluari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

    Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos.

    Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

    32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark