Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Chernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Chernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

    Insajderi
    19 June 2025 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm izraelit ndaj centralit të vetëm bërthamor operativ të Iranit në Bushehr do të shkaktonte katastrofë të shkallës së Çernobilit, paralajmëroi të enjten kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë.

    “Nëse kryhet sulmi… do të jetë një katastrofë e krahasueshme me Çernobilin”, tha drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev, raporton CNN duke cituar RIA Novosti.

    Bushehri ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik dhe është i vetmi central bërthamor operativ i Iranit. Rusia ndihmoi Iranin të ndërtonte centralin dhe një pjesë e stafit janë rusë.

    Një zëdhënës ushtarak izraelit tha të enjten se Izraeli kishte goditur centralin, por një zyrtar ushtarak izraelit tha shpejt se ky ishte një “gabim” dhe se ai nuk mund të konfirmonte dhe as të mohonte se centrali i Bushehrit ishte goditur.

    Shumë shtete arabe të Gjirit dhe ekspertë bërthamorë kanë qenë të shqetësuar për ndotjen mjedisore që mund të përhapet në të gjithë Gjirin Persik, nëse centrali do të ishte në shënjestër.

    Scott Roecker, nënkryetar për Sigurinë e Materialeve Bërthamore në Iniciativën e Kërcënimit Bërthamor, i tha CNN se një sulm ndaj centralit të Bushehrit “do të rezultonte në shpërndarjen e një sasie të madhe rrezatimi”.

    Likhachev, drejtori ekzekutiv i Rosatom, tha se sulmi ndaj uzinës do të ishte “përtej çdo të keqeje”. Ai tha se dhjetëra specialistë rusë të punësuar në uzinë janë evakuuar. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark