Insajderi
Insporti

Asllani po rritet si futbollist, i dyfishohet vlera në treg

Insajderi
19 June 2025 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asllani po rritet si futbollist, i dyfishohet vlera në treg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fisnik Asllani është njëri prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës me sezonin më të mirë në futbollin evropian.

Përfaqësuesi kosovar, i cili shënoi gol në miqësoret e qershorit për “Dardanët” e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm në Bundesliga 2 me ekipin Elversberg.

22 vjeçari në fakt i realizoi 18 gola dhe i bëri 10 asistime në 37 ndeshje të zhvilluara në sezonin e tij në formë huazimi nga Hoffenheimi, shkruan “Gazeta Express”.

E këtë hov dhe zhvillim të Asllanit s’ka lënë pa e vërejtur edhe faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt.

Sipas kësaj të fundit, tash vlera e sulmuesit shtatlartë është 8 milionë, pra një herë më e madhe se ajo që ishte deri tash – 4 milionë.

Futbollisti kosovar u rikthye në Hoffenheim, por nuk dihet nëse do të qëndrojë aty në sezonin 2025/26 apo do të huazohet përsëri.

Interesim për të kanë shprehur disa klube, por nuk dihet ende se ku do të luajë sulmuesi kosovar në edicionin e ri.

Spekulohet se klubet gjermane Stuttgart e Werder Bremen, ai francez Lille dhe klubi turk, Fenerbahçe, kanë shprehur interesim për të ardhmen e sulmit të Kombëtares së Kosovës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark