Zelenskyy bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelenskyy bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

    Insajderi
    19 June 2025 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se sulmet raketore ruse ndaj një ndërtese banimi në Kiev të martën ishin shenjë se duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Moskës, në mënyrë që ajo të pajtohet për një armëpushim.

    Rusia së fundmi ka intensifikuar sulmet në luftën kundër Ukrainës, që ka nisur tre vjet më parë. Sulmet me dronë dhe raketa në Kiev të martën më vdekjeprurëset ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë këtij viti lanë të vrarë 28 persona dhe plagosën 142 të tjerë.

    Zelenskyy, së bashku me ministrin e tij të Brendshëm, Ihor Klymenko, vizituan vendin ku gjendet ndërtesa e banimit e sulmuar. Ata vendosën kurora me lule dhe nderuan kujtimin e 23 personave që humbën jetën nga sulmi ndaj kësaj ndërtese.

    “Ky sulm është përkujtues për botën se Rusia refuzon armëpushimin dhe zgjedh vrasjet”, shkroi Zelenskyy në Telegram.

    Ai falënderoi partnerët e Ukrainës, të cilët, sipas Zelenskyyt, janë të gatshëm të rrisin presionin ndaj Rusisë në mënyrë që Moska “të ndiejë koston e vërtetë të luftës”.

    Gjatë sulmeve të së martës në Kiev dhe në pjesë të tjera të Ukrainës, sipas zyrtarëve në Kiev, Rusia përdori mbi 440 dronë dhe 32 raketa.

    Javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet me armë me rreze të gjatë veprimi, duke goditur zona të banuara. Megjithatë, një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, mohoi se shteti i tij sulmon civilët, duke thënë se sulmet “janë kundër industrisë ushtarake, e jo ndaj ndërtesave të banimit”.

    Ai tha se është i hapur për të negociuar me Zelenskyyn, por përsëriti qëndrimin e tij se udhëheqësi ukrainas nuk ka legjitimitet, pasi i ka përfunduar mandati pesëvjeçar si president pretendim që vazhdimisht është hedhur poshtë nga Kievi./ REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark