Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë

    Insajderi
    19 June 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kërkojë nga ai që të hyjë në bashkëqeverisje.

    Deklarata e Abdixhikut erdhi pas komenteve të deputetëve të VV-së, Hekuran Murati dhe Agim Bahtiri, të cilët thanë se “populli e ka votuar Albinin, populli e ka thënë fjalën”.

    Me ironi dhe publikisht, kreu i LDK-së i kërkojë Kurtit të mos e lus më për bashkëqeverisje.

    “Populli e ka thënë, hahah… Po bëne bre Kuvendin! Mos na thirrni 30-40 herë, lëreni të bëjmë opozitë – ne jemi të lumtur! Nëse nuk mundeni me letra, mos na dërgoni. As njerëz mos çoni. Qetash po ju them: mos më çoni asgjë. Unë e jap fjalën njëherë, kuptojeni këtë gjë,” u shpreh Abdixhiku në Debat Plus, përcjell Insajderi.

    I pyetur për takimet e deputetëve të LDK-së me ata të Vetëvendosjes, Abdixhiku u shpreh i bindur se asnjë deputetë i tij nuk e tradhton partinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark