Armë pa leje në Prishtinë e Podujevë – dy të dyshuar, një në mbajtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Armë pa leje në Prishtinë e Podujevë – dy të dyshuar, një në mbajtje

    Insajderi
    20 June 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka sekuestruar armë pa leje në dy raste të ndara në Prishtinë dhe Podujevë, shkruan Insajderi.

    Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, ku njësitet policore gjatë kontrollit tek një i dyshuar kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 17 fishekë.

    Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërkohë, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Dyz të Podujevës.

    Policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar kosovar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai po drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, 52 fishekë dhe një thikë.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark