Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

    Insajderi
    20 June 2025 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), bën të ditur se nesër, më datë 21 qershor 2025, duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se provimit do t’i nënshtrohen 18 mijë e 800 maturantë, kurse rezultatet do të bëhen publike më së largu deri më 30 qershor.

    “MAShTI ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për organizimin e provimit, duke angazhuar dhe përgatitur trupa të ndryshëm mbikëqyrës, të cilët janë të obliguar të sigurojnë zhvillimin e mbarë e korrekt të procesit”.

    “Për të siguruar një proces të drejtë, të rregullt dhe të besueshëm, Ministria e Arsimit lutë të gjithë maturantët që t’u përmbahen rregullave të përcaktuara, si: mosmbajtja me vete e telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike, pasi nuk do të lejohet hyrja në qendrat e testimit për ata që mbajnë pajisje të tilla”, thuhet në njoftim.

    MAShTI gjithashtu njofton se, hyrja në qendrën e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë personi të paautorizuar nga MAShTI deri në përfundimin e testit.

    Kjo ministri ndër tjera ka treguar se ka angazhuar gjithashtu trupa lëvizëse dhe ekspertë të IT-së për të monitoruar nga afër dhe nga distanca mbarëvajtjen e procesit. Çdo përpjekje për të dëmtuar apo shkelur rregullat e përcaktuara do të trajtohet me masa të menjëhershme ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark