KEK tenton ta demantojë KESCO-n: Nuk ka asnjë kolaps në prodhimin e energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK tenton ta demantojë KESCO-n: Nuk ka asnjë kolaps në prodhimin e energjisë

    Insajderi
    20 June 2025 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një sqarim të gjatë, pasi KESCO ka njoftuar se nga nesër dhe ditët në vazhdim do t’i duhet të importojë energjinë elektrike, meqë KEK s’do të prodhojë fare energji elektrike.

    Sipas KEK-ut operimi i njësive të saj prodhuese po zhvillohet normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps në prodhimin e energjisë.

    Në një komunikatë për opinionin publik, KEK ka theksuar se, ndonëse njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paparashikuara, ekipet teknike janë të gatshme dhe reagojnë me profesionalizëm për çdo situatë emergjente.

    “Aktualisht, njësia A3 është kthyer në funksion dhe po operon në mënyrë stabile, ndërsa njësia B1 pritet të rikthehet në punë brenda 48 orëve”, thuhet në njoftim.

    Sipas korporatës, vështirësitë me këtë njësi lidhen me rrjedhje të ujit dhe avullit në sistem, si dhe probleme me filtrin elektrik, ndaj është planifikuar ndalja e saj për të shmangur ndonjë dëmtim të madh.

    Përkundër faktit se dje nuk ishte bërë nominimi për furnizim me energji, kjo ka qenë për shkak të pasigurisë së lartë teknike. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit teknik, njësia A3 është rikthyer në prodhim të rregullt sot.

    KEK ka potencuar angazhimin e plotë për tejkalimin e sfidave dhe për rikthimin e plotë të njësive në operim.

    “KEK mbetet e përkushtuar ndaj misionit për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji për vendin dhe do të vazhdojë të informojë me transparencë për çdo zhvillim relevant në operimin e njësive prodhuese”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark