Dy të plagosur nga sulmet e fundit iraniane në Izrael - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dy të plagosur nga sulmet e fundit iraniane në Izrael

    Insajderi
    20 June 2025 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë plagosur si pasojë e një vale të re sulmesh nga Irani mbi Izraelin, ka konfirmuar shërbimi emergjent izraelit Magen David Adom (MDA).

    Sipas njoftimit, një 16-vjeçar ka mbetur në gjendje të rëndë, me plagë nga copëzat e predhave në pjesën e sipërme të trupit.

    Ndërkohë, një 54-vjeçar është plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe ndodhet në gjendje mesatare, raporton BBC.

    Sulmet kanë ndodhur derisa vëmendja ndërkombëtare ishte përqendruar në deklaratat e liderëve në Gjenevë, ku po diskutohej për sigurinë në Lindjen e Mesme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark