Vrau të miturin për një orë dore, Gjykata shqiptare ia shqipton dënimin e rrallë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrau të miturin për një orë dore, Gjykata shqiptare ia shqipton dënimin e rrallë

    Insajderi
    20 June 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, duke dënuar me burgim të përjetshëm Kristjan Cenajn, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2017, në Mamurras.

    Prokuroria kishte kërkuar që ndaj Cenajt të aplikohej “periudha e sigurisë” – një dispozitë që ndalon lirimin me kusht edhe pas përmbushjes së 35 viteve burg. Megjithatë, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese e Apelit.

    Në seancë, përfaqësuesit ligjorë të familjes Gjonaj kërkuan zgjerimin e hetimeve, duke ngritur dyshime për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë krim të rëndë.

    Mariglen Gjonaj u raportua i zhdukur në vitin 2017 dhe për vite me radhë u konsiderua i humbur. Trupi i pajetë i të miturit u gjet pas 7 vitesh në zonën e Fushë-Kuqes, ku rezultoi se ishte groposur nga autori.

    Nga hetimet rezulton se Kristjan Cenaj akuzohet për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekjen”. Dyshohet se motivi i krimit ishte një orë “Rolex” që viktima mbante me vete, të cilën Cenaj ia grabiti para se ta vriste dhe ta fshihte trupin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark