Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë

    Insajderi
    21 June 2025 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia.

    Siç thotë Policia e Kosovës në raportin ditor të së shtunës, ai dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.

    Policia tha se po e heton vdekjen.

    Prishtinë 20.06.2025 – 07:32. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark