Dimal Basha: Deputetët e opozitës veshen e ndreqen për Kuvend dhe nuk votojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha: Deputetët e opozitës veshen e ndreqen për Kuvend dhe nuk votojnë

    Insajderi
    21 June 2025 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është deklaruar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    Basha, njësoj sikurse shefi i tij, është deklaruar se s’po e kupton pse deputetët e opozitës po vinë në Kuvend, shkruan Insajderi.

    “Njëjtë mundem me folë në emër të deputetëve të LVV, që kur jemi çu në mëngjes jemi ardh me votu,… Asnjë prej deputetëve të opozitës nuk dinë me të tregu pse s’votojnë sot, pse janë çu janë veshë, janë ndreqë. Jemi përgjegjës të gjithë për konstituimin e Kuvendit, mirëpo të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po vinë dhe po votojnë për. Njëjtë duhet me votu edhe deputetët e opozitës, e pastaj aty matet kush e bën qeverinë”, deklaroi Basha.

    “Edhe një herë, duhet me pasë një arsye kur deputeti vjen në punë dhe nuk e bën punën e vet. E fundit, uroj dhe shpresoj që Gjykata Kushtetuese të dalë sa më shpejt me vendim, për shkak se për ne votimi i fshehtë është një nga alternativat”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark