Memli Krasniqi deklarohet edhe një herë për një bashkëpunim të mundshëm PDK-LVV - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi deklarohet edhe një herë për një bashkëpunim të mundshëm PDK-LVV

    Insajderi
    21 June 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar konventa e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi foli edhe për situatën aktuale të krijuar, ku vendi ka mbetur pa krijuar institucione të reja.

    “Vendi ynë për më shumë se katër muaj po mbahet peng i një partie që ndonëse ka dalur e para në zgjedhje, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Ne si PDK kemi qëndruar me dinjitet në këtë periudhë, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi të gjitha. E themi edhe sot, nuk do të votojmë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, sepse besojmë se Kosova nuk mundet me ec përpara me ata që e kthyen prapa vendin”, tha Krasniqi.

    Sipas tij, me udhëheqjen e LVV-së ka pasur vetëm regres.

    “Prandaj, PDK vazhdon t’i thotë jo, çdo ide për bashkëqeverisje me partinë që e ka sjell Kosovën në këtë gjendje”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark