Insajderi
Lajme

Arrestohet shqiptari me rreth 6 kilogram kokainë në veturë, i kishte fshehur në një vend sekret

Insajderi
21 June 2025 - 19:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet shqiptari me rreth 6 kilogram kokainë  në veturë, i kishte fshehur në një vend sekret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga Policia italiane në Piza, ku gjatë një kontrolli të zakonshëm trafiku është arrestuar një 31-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Crespina Lorenzana, ku shoferi tentoi të shmangte patrullën policore duke ndjekur rrugë dytësore, gjë që shtoi dyshimet e policisë.

Pas ndalimit të automjetit, oficerët zbuluan një pajisje magnetike që aktivizonte një vend të fshehtë brenda makinës. Brenda saj u gjetën 6 pako kokainë me një peshë totale prej rreth 5.9 kilogramësh.

Hetimet vijuan më tej në banesën e të dyshuarit në qytetin e Cascina, ku u gjetën edhe 6,800 euro para të gatshme si dhe pajisje të ndryshme të dyshuara për përpunimin dhe paketimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi shqiptar tashmë ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza për trafik të lëndëve narkotike. Autoritetet italiane kanë nisur hetime të mëtejshme për të zbuluar rrjetin e mundshëm të shpërndarjes me të cilin mund të jetë i lidhur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark