Pamjet satelitore para sulmeve të SHBA-së ndaj objektit bërthamor të Iranit në mal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamjet satelitore para sulmeve të SHBA-së ndaj objektit bërthamor të Iranit në mal

    Insajderi
    22 June 2025 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamjet satelitore të marra para sulmeve të SHBA-së ndaj objektit bërthamor Fordow të Iranit sugjerojnë se mund të ketë pasur përpjekje për t’i forcuar hyrjet e kompleksit të ndërtuar në mal, raporton CNN.

    Në ditët para sulmeve të SHBA-së ndaj Uzinës për Pasurimin e Karburantit në Fordow, pamjet satelitore duken se tregojnë dhe të grumbulluar përpara të paktën dy prej hyrjeve të objektit nëntokësor.

    Një imazh i marrë më 19 qershor tregon një rresht me gjashtëmbëdhjetë kamionë dump pranë hyrjeve, së bashku me pajisje për lëvizjen e tokës.

    Në një imazh të marrë ditën pasuese, pjesë të rrugës që të çon drejt tuneleve duken të mbuluara me dhe ndërsa kamionë të ngarkuar vazhdojnë të ngjiten deri te hyrjet e tuneleve. Pajisje shihen duke grumbulluar dhe.

    Për kontekst: Kompleksi sekret dhe i ruajtur fort i Fordow është ndërtuar thellë në një anë mali dhe për këtë arsye është i përforcuar kundër sulmeve. Sallat kryesore të tij mendohet se ndodhen rreth 80 deri në 90 metra nën tokë. Analistët dhe zyrtarët izraelitë kanë thënë se vetëm SHBA-ja ka bomba mjaftueshëm të fuqishme për të depërtuar në këtë kompleks.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark