Pamje dramatike nga bombardimet amerikane në Iran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje dramatike nga bombardimet amerikane në Iran

    Insajderi
    22 June 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer mbrëmjen e kaluar sulme ajrore ndaj tre objekteve bërthamore në territorin iranian. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump.

    Sipas Trumpit, goditjet janë ndërmarrë mbi qendrat bërthamore në Fordow, Natanz dhe Esfahan – që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të programit bërthamor të Iranit. Presidenti nuk dha detaje mbi shkallën e dëmeve, por e cilësoi operacionin si “të suksesshëm”, transmeton Insajderi.

    Ky zhvillim përbën një përshkallëzim të madh të krizës mes SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar shqetësimet për një destabilizim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark