Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, vjen reagimi i NATO-s dhe BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, vjen reagimi i NATO-s dhe BE-së

    Insajderi
    22 June 2025 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri britanik Keir Starmer i ka bërë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe tha se stabiliteti në rajon mbetet një përparësi.

    Ndërsa NATO tha se po “monitoronte situatën” dhe BE gjithashtu bëri thirrje për bisedime.

    “Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore dhe SHBA ka ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim”, tha Starmer në një deklaratë.

    “Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, shtoi ai.

    NATO dhe BE bëjnë thirrje për negociata

    Një zyrtar i NATO-s tha se aleanca po e monitoron nga afër situatën.

    I pyetur në lidhje me reagimin e NATO-s ndaj sulmeve dhe çdo ndikim të mundshëm, zyrtari tha: “Sigurisht që po e monitorojmë situatën nga afër”.

    Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, u kërkoi të gjitha palëve të riktheheshin në tryezën e negociatave, por gjithashtu theksoi se Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

    “U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të rikthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha ajo, duke shtuar se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutonin situatën sot.

    “Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore”, tha Kallas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark