"Heroi i padukshëm"- Punonjësi i KEK'ut shihet duke rrezikuar jetën për funksionalizimin e bllokut A5 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Heroi i padukshëm”- Punonjësi i KEK’ut shihet duke rrezikuar jetën për funksionalizimin e bllokut A5

    Insajderi
    22 June 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës përballen me situata kufitare përgjatë punës së tyre.

    Një përvojë të tillë e ka pasur punonjësi Gëzim Selmani, i cili shihet duke dalë nga kalldaja e bllokut A5 për, siç njofton Sindikata e Re e KEK’ut, evidentimin e rrjedhjeve, përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike.

    “Në këtë video shihni kolegun tonë të palodhur Gëzim Selmani, duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5 – , por punëtorët e KEK-ut hyjnë pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    “Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor”, vijon shkrimi.

    KEK ka njoftuar kohëve të fundit për kufizim të prodhimit të energjisë elektrike si shkak i defekteve të blloqeve prodhuese. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark