
Një grua me nënshtetësi të huaj ka tentuar t’i kontrabandojë rreth 100 stekë me cigare përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Dogana e Kosovës ka thënë se e njëjta po transportonte në mënyrë të paligjshme 100 steka cigare me banderola të Shqipërisë, të fshehura në dy bagazhe personale, shkruan Insajderi.
“Malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe plumbuar sipas procedurave standarde, ndërsa është vendosur në depo për trajtim të mëtejmë ligjor në kuadër të procedurës së kundërvajtjes. Ndaj personit të përfshirë janë iniciuar veprimet përkatëse sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit shtetëror, forcimin e kontrolleve kufitare dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë publike”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/