Parlamenti i Iranit miraton vendimin për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti i Iranit miraton vendimin për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

    Insajderi
    22 June 2025 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti iranian ka miratuar vendimin për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar pas sulmeve amerikane në tre objekte bërthamore, tha të dielën një ligjvënës i lartë iranian.

    “Parlamenti ka arritur në përfundimin se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet”, tha gjeneralmajori Esmaeil Kowsari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit, në deklaratat e transmetuara nga televizioni shtetëror Press TV, raporton Anadolu Agency.

    Ngushtica e Hormuzit konsiderohet si porta më e rëndësishme në botë për transportin e naftës.

    “Vendimi përfundimtar në këtë drejtim i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare”, shtoi Kowsari.

    Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare shërben si autoriteti më i lartë i sigurisë së Iranit.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën në mëngjes se forcat e tij bombarduan tre objektiva bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

    Sulmet erdhën si shkak i përshkallëzimit i fundit në një sulm ushtarak izraelit të mbështetur nga SHBA-të ndaj Iranit që nga 13 qershori, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark