Shtëpia e tij u sulmua me kallash, policia del me detaje të reja për rastin e Liridon Osmanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpia e tij u sulmua me kallash, policia del me detaje të reja për rastin e Liridon Osmanit

    Insajderi
    22 June 2025 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e motorit të përdorur mbrëmjen e së shtunës nga një i dyshuar, i cili shtiu në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit, i cili u sulmua fizikisht dhe anëtarë të tij familjes u kërcënuan para disa javësh.

    Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri janë gjetur disa gëzhoja dhe plumba të pashkrepur, që besohet t’i ketë lënë i dyshuari për realizimin e sulmit me kallashnikov, shkruan Insajderi.

    Rreth orës 22:55, të datës 21 qershor 2025, ankuesi m/k/ Sh/ ka raportuar se në rrugën ” Vëllezërit Gëŕvalla” ne Vushtrri, një person i dyshuar i panjohur, që drejtonte një motoçiklete me katër rrota, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Përveq dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur“, thuhet në njoftim.

    Policia ka bërë të ditur se me autorizim të prokurorisë, janë bastisur dy lokacione, ku edhe është gjetur motoçikleta me katër rrota e të dyshuarit, të cilën e ka përdorur për kryerjen e aktit.

    Liridon Osmani nga Vushtrria, në një intervistë për Insajderin, ka thënë se më 22 prill është sulmuar para institucionit parashkollor që e ndjek vajza e tij.

    Sipas Osmanit, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta, në momentin kur ai po e shoqëronte të bijën në shkollë.

    Ai thotë se konfliktet kanë lindur për shkak të disa pronave, për të cilat familja Gërbeshi, sipas Osmanit, ka pretenduar se u përkisnin atyre, edhe pse ai i kishte blerë.

    Osmani pretendon gjithashtu se është provokuar dhe kërcënuar në vazhdimësi nga burrat e kësaj familjeje, të cilët – sipas tij – nuk e kanë pranuar pronësinë e tij mbi tokat në fjalë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark