
Parlamenti iranian duket se ka marrë vendim për miratimin e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, si shenjë kundërpërgjigje për sulmet e SHBA’së në drejtim të zonave nukleare të Iranit gjatë së dielës.
Anadolu Agency raportoi duke cituar mediat iraniane se parlamenti i Irnait ka arritur në përfundimin se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, shkruan Insajderi.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet si porta më e rëndësishme në botë për transportin e naftës.
Ngushtica shtrihet midis Omanit dhe Iranit dhe lidh Gjirin në veri me Gjirin e Omanit në jug dhe Detin Arabik përtej tij.
Është 33 km e gjerë në pikën e saj më të ngushtë, ku korridori detar vetëm është vetëm 3 km i gjerë në të dy drejtimet.
Rreth një e pesta e konsumit të përgjithshëm të naftës në botë kalon nëpër ngushticë. Midis fillimit të vitit 2022 dhe muajit të kaluar, diku midis 17.8 milionë dhe 20.8 milionë fuçi nafte të papërpunuara, kondensate dhe karburante rrjedhën nëpër ngushticë çdo ditë, treguan të dhënat nga firma analitike Vortexa.
Anëtarët e OPEC-ut, Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku eksportojnë pjesën më të madhe të naftës së tyre të papërpunuar nëpërmjet ngushticës, kryesisht në Azi. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kanë kërkuar të gjejnë rrugë të tjera për të anashkaluar ngushticën.
Rreth 2.6 milionë fuçi në ditë (bpd) kapacitet i papërdorur nga tubacionet ekzistuese të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite mund të jenë në dispozicion për të anashkaluar Hormuzin, tha Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë në qershor të vitit të kaluar.
Katari, ndër eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm në botë, dërgon pothuajse të gjithë produktet e naftës përmes ngushticës.
Flota e Pestë e SHBA-së, me bazë në Bahrein, është e ngarkuar me mbrojtjen e transportit detar komercial në zonë. /Insajderi.org/