
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Sindikata e Re e KEK’ut lidhur me një punonjës të ndërmarrjes, i cili shihet duke u përballë me rrezikshmëri në punë dhe pa kushte pune.
Bajrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale janë fakte për degradimin e sektorit të energjisë, shkruan Insajderi.
“Në postimin e “Sindikatës së Re të KEK-ut”, punëtori del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, me rrobat e shqyera dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse, në kushte tepër të rënda, duke rrezikuar jetën. Punëtori në video dhe qindra si ai përkundër vështirësive, punojnë pa ndalë9 që vendi të mos zhytet në terr, derisa tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp“, thuhet në postimin e saj.
Deputetja e LDK’së ka thënë se lidhur me këto pamje, nuk ka pritshmëri që të reagojë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Një gjë është e vërtetë se shteti nuk mbahet me propoagandë, por me djersën e këtyre punëtorëve.
Prokuroria ka detyrë ta kthejë shtetin nga pengmarrësit te qytetarët”, përfundon shkrimi i saj. /Insajderi.org/