Incident në një emision në Shqipëri: Modelja bie në pishinë gjatë sfilatës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Incident në një emision në Shqipëri: Modelja bie në pishinë gjatë sfilatës

    Insajderi
    22 June 2025 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave gjatë edicionit të spektaklit televiziv “She’s on Top”, ku një modele humbi ekuilibrin dhe përfundoi në pishinë, në një situatë që nuk ishte aspak pjesë e skenarit të mbrëmjes.

    Incidenti ndodhi teksa këngëtarja e njohur Ronela Hajati po performonte live pranë një pishine.

    Një grup modelesh po sfilonin në mënyrë koreografike rreth skenës, por njëra prej tyre nuk arriti të mbante balancën gjatë ecjes në platformë dhe rrëshqiti, duke rënë në pishinë.

    Momenti ishte krejtësisht i papritur dhe krijoi një reagim të menjëhershëm nga publiku në sallë, stafi i pranishëm dhe vetë pjesëmarrësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark