Qesharake, Basha opozitës: Ruani energjinë kundër Serbisë e jo ta luftoni Albulena Haxhiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qesharake, Basha opozitës: Ruani energjinë kundër Serbisë e jo ta luftoni Albulena Haxhiun

    Insajderi
    23 June 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka dhënë një deklaratë që tingëllon si këshillë për qetësi shpirtërore, por jo për partinë e tij, por për opozitën.

    Duke folur para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, Basha u shpreh se opozita duhet ta kursejë energjinë që, sipas tij, po e shpenzon duke kundërshtuar kandidaturën e Albulena Haxhiut, dhe në vend të kësaj ta ruajë për një “kundërshtar të përbashkët” – Serbinë.

    “Ne e kemi kandidu Albulena Haxhiun, nuk ka vërejtje as prej juve, as prej qytetarëve për Albulenën. Është e paarsyeshme me dalë me qëndru kundër. Mendoj që opozita duhet me ruajt energjinë kundër Serbisë, jo me luftu Albulenën”, deklaroi Basha.

    Ai shtoi se Kryesia e Kuvendit u takon të gjithëve Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së dhe përfaqësuesve të komuniteteve, ndonëse zëshëm vetëm partia e tij vendos kandidatë dhe pastaj kërkon të mos ketë diskutime.

    Kështu, sipas Bashës, kritika ndaj Albulena Haxhiut nuk është opozitarizëm – është humbje kohe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark