Sveçla: Arsenijeviq do të arrestohet sapo të hyjë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Arsenijeviq do të arrestohet sapo të hyjë në Kosovë

    Insajderi
    23 June 2025 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhelal Sevçla, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka deklaruar para seancës konstituive se politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, do të arrestohet sapo të futet në territorin e Kosovës.

    “Patjetër se po (është i kërkuar). Në momentin që kthehet në territorin e Republikës së Kosovës, do të ndalet dhe do të arrestohet”, ka deklaruar Sveçla.

    Sveçla është thirrur në informacione të brendshme, duke njoftuar se tri prona të Arsenijeviq janë bastisur dje.

    “Janë gjetë pajisje edhe për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe disa gjëra të tjera minore, që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim për një kohë të gjatë”, ka thënë ai. /insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark