
Gazetarja Lauren Sanchez dhe miliarderi Jeff Bezos kanë organizuar një festë luksoze me shkumë pranë ishullit Cres në Kroaci, teksa po lundrojnë drejt Italisë për dasmën e tyre të planifikuar më 27 qershor, raporton Daily Mail.
Festa është mbajtur në një jaht superluksoz me vlerë 500 milionë dollarë, ku çifti u fotografuan duke u argëtuar në bordin e anijes, në atmosferë të relaksuar dhe në humor të mirë.
Ndalesa në Cres ishte pika e fundit e udhëtimit të tyre bregdetar përpara se të mbërrijnë në Venecia, ku do të zhvillohet ceremonia martesore.
Pavarësisht raportimeve për protesta antikapitaliste që po paralajmërohen në qytetin italian, të cilat mund të bllokojnë kanalet dhe të ndikojnë në zhvillimin e eventit, çifti nuk është parë të shqetësohet nga këto kërcënime.
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez pritet të jetë një nga ngjarjet më të përfolura të verës në botën e të famshmëve dhe biznesit.