Punëtor bie nga lartësia gjatë punës në një objekt banimi në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtor bie nga lartësia gjatë punës në një objekt banimi në Prishtinë

    Insajderi
    23 June 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi gjatë punës në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    “Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”, deklaroi Ahmeti.

    Hetimet po zhvillohen në koordinim mes Policisë, Inspektoratit të Punës dhe Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark