Insajderi
Botë

Trump reagon për sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake

Insajderi
23 June 2025 - 22:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump reagon për sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve iraniane ndaj bazave ushtarake të SHBA-së në Katar.

Ai ka shkruar në Truth Social se nga sulmet s’ka pasur as të vrarë e as të plagosur.

Trump e falënderoi udhëheqësin e lartë të Katarit “për gjithçka që ka bërë në kërkimin e paqes për rajonin”.

“Lidhur me sulmin e sotëm në Bazën Amerikane në Katar, kam kënaqësinë të raportoj se, përveçse nuk ka pasur amerikanë të vrarë ose të plagosur, dhe shumë e rëndësishme, nuk ka pasur as katarias të vrarë ose të plagosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka thënë Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark