Përplasje me armë në Golem, plagoset një 22-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje me armë në Golem, plagoset një 22-vjeçar

    Insajderi
    24 June 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr mes dy personave në Golem të Kavajës ka degraduar në përdorimin e armëve. Mësohet se një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur, në këmbë.

    Burime nga policia thanë për ABC News se ngjarja është regjistruar pak pas mesnate në vendin e quajtur rrethrrotullimi Golemit.

    Bëhet fjalë për një konflikti të mbartur mes dy personave, të cilët janë takuar dhe pas një debati të ashpër situata ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

    Për pasojë mbeti i plagosur shtetasi Luiz Sheqi, i cili ndodhet në spital nen kujdesin e bluzave te bardha. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, shtetasin Shpetim Dedja dhe po punon për arrestimin e tij. Dedja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet vendndodhja e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark