OEK: Pezullohet vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë energjetik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OEK: Pezullohet vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë energjetik

    Insajderi
    24 June 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, që kishte të bënte me kalimin e bizneseve në treg të hapur të energjisë.

    Sipas vendimit të Gjykatës të datës 18 qershor 2025, i publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, është aprovuar si i bazuar propozimi i paditësit për caktimin e masës së sigurisë.

    Kjo masë ka për qëllim shtyrjen e ekzekutimit të njoftimit të ZRRE-së të datës 3 qershor 2025.

    Në vendim thuhet: Pezullohet ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025, për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark