Insajderi
Lajme

Kurti i bindur se i ka votat për Qeverinë – por pse nuk po i përdor për Kuvend? Kjo është përgjigjja e tij

Insajderi
24 June 2025 - 12:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti i bindur se i ka votat për Qeverinë – por pse nuk po i përdor për Kuvend? Kjo është përgjigjja e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri partisë së parë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Albin Kurti ka thënë se kur të vie koha e formimit të qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje do ta dëshmojë veten duke pretenduar se i kanë votat e nevojshme për votimin e qeverisë, shkruan Insajderi.

Por, i pyetur nga mediat se përse nuk po i përdor këto vota për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se Kuvendi duhet të themelohet nga të gjitha partitë.

“Kur te vie puna e qeverisë që është përgjegjësi e subjektit fitues do ta dëshmojmë veten. Tash kuvendin duhet ta bëjmë bashkë. Pavarësisht sa vota i ke duhet të bëhemi bashkë ta themelojmë kuvendin. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme mund t’i marr edhe 80% por serish do të ketë vetëm një nënkryetar”, deklaroi Kurti para mediave.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark