“Nuk jam i kënaqur, ata duhet të qetësohen” - Trump kritikon Izraelin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nuk jam i kënaqur, ata duhet të qetësohen” – Trump kritikon Izraelin

    Insajderi
    24 June 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër veprimet e Izraelit pas shpalljes së armëpushimit me Iranin, duke u shprehur se nuk është i kënaqur me mënyrën si po vepron shteti hebre, raporton BBC përcjell Insajderi.

    “Nuk jam i kënaqur me Izraelin,” tha Trump para gazetarëve, përpara se të nisej drejt samitit të NATO-s në Hagë.

    “Ishte një raketë që, mesa duket, u lëshua pas skadimit të afatit – dhe tani Izraeli po del jashtë kontrollit. Këta njerëz duhet të qetësohen.”

    Duke iu referuar armëpushimit që ai vetë e kishte shpallur më herët, Trump shtoi:
    “Nuk më pëlqyen shumë gjëra që pashë dje. Nuk më pëlqeu fakti që Izraeli ‘shkarkoi’ armët menjëherë pasi e bëmë marrëveshjen. Nuk kishin pse e bënin këtë.”

    Ai vazhdoi më tej me tone të ashpra: “Po flasim për dy vende që kanë luftuar aq gjatë dhe aq fort, sa nuk e dinë më çfarë dreqin po bëjnë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark