Asamblisti i Imri Ahmetit rrugës për t'u rehatuar edhe me një pozitë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Asamblisti i Imri Ahmetit rrugës për t’u rehatuar edhe me një pozitë

    Insajderi
    24 June 2025 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti i partisë në pushtet në komunën e Lipjanit, LDK-së, është rrugës për punësim me një pozitë në QKMF. Gazmend Qerkini ka dal si kandidati i vetëm që i ka plotësuar kushtet e kriteret. Nga komuna nuk kanë kthyer përgjigje mbi dyshimet për konflikt interesi. Insajderi sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Lipjanit, me datën 23 qershor, ka publikuar rezultatet e konkursit për “shef i maternitetit në QKMF”.

    Pas verifikimit, në njoftim thuhet se është zgjedhur kandidati i cili i plotëson kushtet dhe kriteret e përgjithshme ka të drejtë të vazhdojë më tej me procedura më tej.

    Kandidati i cili është rrugës, për këtë pozitë është Gazmend Qerkini.

    Insajderi merr vesh se Gazmend Qerkini është asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan.

    Pra partisë në pushtet në këtë komunë, e udhëhequr nga Imri Ahmeti.

    Bazuar këtij njoftimi, Gazmend Qerkini është i vetmi që e ka kaluar fazën e verifikimeve të aplikacioneve, ndërkohë nuk dihet se çfarë procedura tjera vazhdohet për punësimin e tij.

    Qerkini e shpreh hapur përkrahjen për kryetarin Imri Ahmeti. Ai madje shihet edhe përkrahë kryetarit të Lipjanit në fotot që publikon.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Lipjanit, lidhur me ndonjë konflikt interesi, bazuar pozitën e Qerkinit si asamblist i LDK’së, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ende asgjë.

    Ndërkohë pas publikimit të tekstit ka kthyer përgjigje asamblisti Gazmend Qerkini. Ai ka mohuar për konflikt interesi.

    “Une aktualisht jam i punësuar pranë QKMF Dr. Mehdi Zejnullahu ne Lipjan në sektorin e Maternitetit si Gjinekolog Obsteter dhe jam Asamblist ne radhët e LDK ne Asamblenë e Komunës se Lipjanit. Me statut të QKMF kërkohet edhe shefi i Maternitetit. Interesi ekonomik ose financiar për me qene shef në Maternitet është zero sepse koeficienti i specialistit është 12.5 te cilin e kam ndërsa koeficienti si shef është po ashtu 12.5. Kandidimi im me shume është per plotësim te organogramit ( statutit ) sesa që kam ndonjë përfitim”, tha Qerkini.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark