Insajderi
Lajme

Aksidenti me një të vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan, viktima dyshohet se ishte zyrtar policor

Insajderi
24 June 2025 - 14:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti me një të vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan, viktima dyshohet se ishte zyrtar policor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak e një aksidenti të rëndë mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Insajderi merr vesh se dyshohet se viktima ishte zyrtar policor dhe nuk ishte në detyrë.

Viktima ishte i moshës 64 vjeçare.

Ahmeti nga Policia e Kosovës tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark