OSHP konfirmon shkeljet në tenderin pesë milionësh të asfaltimit në Vushtrri- LDK kërkon hetim të menjëhershëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OSHP konfirmon shkeljet në tenderin pesë milionësh të asfaltimit në Vushtrri- LDK kërkon hetim të menjëhershëm

    Insajderi
    24 June 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata INPO ka reaguar publikisht duke kërkuar hetim penal për një tender me vlerë afro 5 milionë euro, të shpallur nga Komuna e Vushtrrisë, i cili është shpallur i kundërligjshëm nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

    Tenderi, i cili lidhej me projektin “Asfaltimi i rrugëve në fshatra dhe qytet – Projekt 3-vjeçar”, me një vlerë të parashikuar 4,980,282.58 €, është vlerësuar nga OSHP-ja si i mbushur me kushte diskriminuese, standarde të panevojshme, dhe shkelje të parimeve ligjore të prokurimit publik.

    Lidhur me këtë ka reaguar dega e LDK’së në Vushtrri, e cila ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë që të nisin hetimet për këtë rast.

    Bazuar në vendimin e OSHP-së, ftojmë Prokurorinë Themelore në Mitrovicë që të nisë hetimet urgjente penale për këtë rast, për të verifikuar përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që kanë hartuar dhe aprovuar dosjen e tenderit”, thuhet në reagimin e LDK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark