Shkoi e u bë shef i prokurimit në një komunë tjetër- Kush është kandidati i VV'së për Kaçanikun, që pati shumë kapërcime nëpër pozita? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkoi e u bë shef i prokurimit në një komunë tjetër- Kush është kandidati i VV’së për Kaçanikun, që pati shumë kapërcime nëpër pozita?

    Insajderi
    24 June 2025 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Jeton Rakës për kryetar të Komunës së Kaçanikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

    Në Kaçanik fituam në zgjedhjet qendrore dhe tash do të qeverisim edhe me komunën. Me kryetarin e ri, Jeton Raka, që ka mbështetjen e qytetarëve, do ta shndërrojmë Kaçanikun në një shembull të qeverisjes së ndershme, të përgjegjshme dhe zhvillimore”, bëhet e ditur në njoftimin e LVV-së.

    Rakaj ishte kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e kaluara lokale. Pasi dështoi ta fitonte Kaçanikun, Jeton Raka u emërua drejtor i Prokurimit nga komuna e Shtimes, e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu i VV-së.

    Në shtator të 2024-ës, Raka figuronte këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Më pas, ai u emërua si zëvendësministër në të njëjtën qeveri.

    Rakaj e shfrytëzoi ekspertizën e tij që të emërohej drejtor i Prokurimit në Komunën e Shtimes, ku udhëheq Qemajl Aliu i VV-së.

    Në biografinë e Rakës tek uebfaqja zyrtare e Vetëvendosjes, thuhet se ky i fundit ka përvojë disa-vjeçare të punës në prokurim publik.

    Opozita e Shtimes shprehu indinjatë që Aliu përzgjodhi një person nga një komunë tjetër për të udhëhequr këtë drejtori. PDK-ja në Shtime përmes një reagimi ka thënë se Shtimja “ka njerëz mjaft të kualifikuar për t’i dal zot kësaj pune”.

    Gazeta Insajderi ia kishte parashtruar kërkesën Ministrisë së Infrastrukturës për shpenzimet për udhëtime për periudhën janar-tetor. Në ato shpenzime, Raka figuronte si këshilltar i ministrit në detyrë, Liburn Aliu.

    Raka është parë pranë ministrit Aliu nëpër aktivitete të ndryshme gjatë kohës së shkurtër sa shërbeu si këshilltar, përpara se të shpërblehej si zëvendësministër.

    Raka “shleu” borxhin ndaj kryetarit të Shtimes me prezencë në përurimin e punimeve për rrugën tranzit në Shtime, në fund të dhjetorit të 2023-ës. Ky projekt, bashkë me punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Lipjan – Shtime, do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës dy milionë euro.

    Raka për një periudhë të shkurtër kapërceu dy pozita të rëndësishme të pushtetit, për ta marrë të treten, si numri dy i Infrastrukturës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark