Mustafa i LDK'së: Blloku B1 ka rënë jashtë funksionit para pak minutash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i LDK’së: Blloku B1 ka rënë jashtë funksionit para pak minutash

    Insajderi
    24 June 2025 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku B1 i Termocentralit Kosova B të Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka rënë jashtë funksionit para pak minutash.

    Mustafa me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova B është jashtë sistemit tërësisht, shkruan Insajderi.

    “Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është kthyer nga remonti. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?! Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit”, thuhet në shkrimin e tij.

    “Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok! E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse.  Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, përfundon shkrimi i Mustafës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark