Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Insajderi
    24 June 2025 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën në Kosovë pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore. Temperaturat pritet të shënojnë rritje të mëtutjeshme, ndërsa pasdite vonë në disa vise malore mund të ketë zhvillime vertikale të vranësirave dhe rrallëkund ndonjë rrebesh i izoluar shiu.

    Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 apo 36 gradë Celsius. Në zonat urbane edhe më nxehtë për shkak të betonizimit dhe mungesës së gjelbërimit, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar sidomos për personat e ndjeshëm.

    Destabilizim më i fuqishëm i motit pritet të Premten pasdite me zhvillime të fuqishme konvektive dhe vende-vende me stuhi me bubullima. Gjatë dhe pas këtyre zhvillime temperaturat do të pësojnë ulje dhe pritet freskim sadopak i motit./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark